Conte: Lukaku e meriton suksesin e vet, por duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e lavdëroi sulmuesin Romelu Lukaku pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse të tij, në çerekfinale të Ligës së Evropës, mirëpo insistoi se ky sukses është falë edhe ndihmës nga bashkëlojtarët e tij në Inter.

Romelu Lukaku e shënoi golin e fitores në ndeshjen e Interit të së hënës dhe ia dha zikaltërve një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donteskut ose Baselit, transmeton Gazeta Express.

Nicolo Barella e kishte shënuar golin e parë të ndeshjes pasi i ishte kthyer topi pas një goditjeje të pritur të Romelu Lukakus, i cili më vonë e shënoi golin e dytë, para se Kai Havertz ta përgjysmonte epërsinë e Interit në 2:1 kundër Bayer Leverkusenit.

Lukaku mund ta kishte mbyllur ndeshjen me het-trik, nëse gjyqtari Carlos del Cerro Grande nuk do t’i kishte tërhequr prapa dy vendime për akordim të penalltisë pas konsultimeve me VAR.

Conte e lavdëroi Lukakun pas ndeshjes, kur ai u bë lojtari i parë që shënoi në nëntë ndeshje radhazi të Ligës së Evropës dhe e arriti shifrën prej 29 golave të shënuara këtë sezon, ai shtoi se belgu s’do të ishte askund pa përkrahjen e skuadrës.

“Është e vështirë ta flasësh për individë kur e ke një paraqitje kaq të mrekullueshme ekipore. Romelu po e kalon një sezon të shkëlqyeshëm, i përkrahur nga skuadra, që i vendos të gjithë në pozitë për ta shprehur veten në nivelin më të mirë individual”, ka thënë Conte.

“Jam i lumtur për të sepse ai i meriton të gjitha këto suksese, por Romelu duhet ta falënderojë edhe skuadrës që e ka vënë atë në pozitë për ta shprehur veten në formën më të mirë të të gjithë karrierës së tij”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...