Trepikëshi i Kyle Kuzmas kur kishin mbetur vetëm edhe 0.4 sekonda lojë ia dhanë Los Angeles Lakers fitoren me rezultat 124:121 kundër Denver Nuggets në Orlando, ku po zhvillohet sezoni i NBA nën kushte izolimi nga pjesa tjetër e botës, shkaku i virusit Covid-19.
LeBron James kontribuoi me 29 pikë dhe 12 asiste te Lakers, që i dhanë fund ecurisë prej tri humbjeve radhazi. Anthony Davis e mbylli ndeshjen me 27u pikë, ndërsa Kuzma kontribuoi me 25, transmeton Gazeta Express.
Rezervisti PJ Dozier i regjistroi 18 pikë për Nuggets, tetë lojtarë të të cilëve regjistruan numra dyshifrorë për pikë të shënuara. Nuggets i pushuan startuesit për pjesën më të madhe të çerekut të katërt dhe humbja i lë ata vetëm 1 ndeshje gjysmë prapa Los Angeles Clipper për pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit, dy ndeshje para fundit të sezonit të rregullt. Dy skuadrat do të takohen të mërkurën.
Toronto Raptors 114 – Milwaukee Bucks 106
Chris Boucher theu rekord personal në karrierë me 25 pikët e tij dhe 11 kërcimet, ndërsa Toronto e mposhti Milwaukeen për herë të parë këtë sezon, në ndeshjen ky të dyja klubet luajtën pa lojtarët kryesorë.
Matt Thomas gjithashtu theu rekord personal me 22 pikët e tij për Raptors, ndërsa Norman Powell e mbylli ndeshjen me 21 pikë dhe tetë kërcime. Pascal Siakam i shtoi 14 pikë për Toronton.


