Vedat Muriqi ka shkëlqyer gjatë edicionit 2019/2020 me fanellën e Fenerbahces, shkruan “Zeri.info”.
Reprezentuesi kosovar realizoi 17 gola dhe 7 asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat.
Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij të mira.
Ndërsa, Lazio tashmë ka gati ofertën për Muriqin, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Klubi italian shpreson që të nënshkruajë me 26-vjeçarin për më pak se 20 milionë euro, derisa gjendja financiare e klubit turk është e pasigurt.
Fenerbahce kishte paguar vetëm 3.5 milionë për të transferuar Muriqin në verën e vitit të kaluar./Zëri


