Lewandowski nuk e synon rekordin historik të Ronaldos në Champions

PUBLIKUAR

Lewa nuk është i interesuar për rekordin e vendosur nga Cristiano. Ai thjesht do të triumfojë me Bayern Munichun.

Sezon ëndrrash për Robert Leëandoëskin.

Sulmuesi i Bayern Munich po shijon edicionin më të mirë në karrierë.

Ai e dërgoi Bayern Munichun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas dy golave të radhës në fitoren 4-1 kundër Chelsea dhe në rundin tjetër do të kenë punë me Barcelonën.

Me dy golat kundër Chelseat, ai ka shkuar në 53 finalizime sezonin 2019/20, dhe 13 total në Ligën e Kampionëve këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër dhe synon ‘Këpucën e Artë’.

Me 13 golat në Champions deri më tani, Lewa është katër [prapa rekordit hjistorik të Cristiano Ronaldos të vendosur në sezonin 2013/14, që kishte realizuar 17 gola.

Por, 31-vjeçari nuk po mendon për rekorde personale e as atë të CR7.

“Nuk është objektivi im”, u përgjigj Lewa kur u pyet për rekordin e CR7.

Ai është i interesuar vetëm që të ndihmojë Bayernit që të triumfojë në fund në Champions.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme para vetës dhe duhet të luajmë si ekip”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...