Del Piero i befasuar me vendimin e Juves për Pirlon: “Mos e krahasoni me Zidanin”

PUBLIKUAR

Andrea Pirlo do të jetë trajner i ri i Juventusit pas shkarkimit të Maurizio Sarri.

Ky vendim i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, që erdhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Sarrit, i ka befasuar të gjithë, përfshirë edhe legjendën, Alessandro del Piero.

Del Piero, mik dhe ish-shok skuadre i Pirlos, thotë se s’do të kishte vënë bast as edhe një euro që Juve do të ulte në stol Pirlon.

“Sinqerisht, nuk do të kisha vënë bast as edhe një euro. Ka qenë një surprizë edhe për mua”, u shpreh De Piero për ‘Sky Sport’.

“Isha i lumtur kur mori drejtimin e ekipit Under 23, ishte gjëja e duhur për të, por këtu po flasim për diçka shumë më të madhe dhe i uroj fat”.

“Krahasimi me Zidane? Nuk është e drejtë të bëhet, Zizou kishte drejtuar skuadrën e dytë dhe ka qenë zëvendës i Carlo Ancelottit, por Pirlo ka gjithçka që i duhet për të bërë gjëra më të mëdha se Zidane”.

“E njeh ambientin, lojtarët dhe klubin, besoj se kanë folur shumë hapur”

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...