“Disa lojtarë të Realit janë të zhgënjyer me Hazardin”

PUBLIKUAR

Eden Hazard është duke u kritikuar për sezonin zhgënjyes që ka pasur me Real Madridin.

Për shkak të dëmtimeve të shpeshta, Hazard ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar 7 asiste me Madridin në sezonin e parë, statistika zhgënjyese për një futbollist të klasit të tij dhe çmimit që ka paguar Reali për të, mbi 100 milionë euro.

Edu Aguirre, gazetari i ‘El Chiringuito’, ka zbuluar se burime të afërta me klubin i kanë thënë atij se disa futbollistë në dhomën e zhveshjes së Realit nuk janë aspak të kënaqur me Eden Hazardin.

Ai ndër të tjera tha se shumica e lojtarëve janë dakord që Zinedine Zidane të vazhdojë të jetë trajner i Realit.

“Disa lojtarë e kanë zgjedhur një futbollist si dështimin e sezonit. Lojtarët që llogarisnin se një lojtar do të ishte shumë i rëndësishme, në fund kanë mbetur të zhgënjyer. Disa lojtarë e shohin Hazardin si dështimin e sezonit”, u shpreh Aguirre. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...