Lionel Messi e ka ndihmuar Barcelonën të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një super paraqitje në ‘Camp Nou’ kundër Napolit.
Ai ishte më i miri i takimit dhe madje shënoi një gol shumë të bukur.
Leo ishte i zemëruar gjatë gjithë takimit për ndërhyrjet që merrte nga kundërshtarët, derisa për këtë e ka fajësuar gjyqtarin, Cüneyt Çakır.
Në fund të takimit është zbuluar një video ku Messi shihet duke ia drejtuar gishtin gjyqtarit turk dhe refuzon ta përshëndesë. /Gazeta Express/