Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, komentoi fitoren kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ai është i lumtur që ka eliminuar një ekip si Real Madridi dhe që ia ka shkaktuar Zinedine Zidanes eliminimin e parë si trajner nga Champions League.
City fitoi 2-1 edhe në ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Guardiola e a pranuar se kjo fitore erdhi falë gabimeve të Raphael Varane, që ia fali dy gola Manchester Cityt.
“Ne krijuam shumë shanse dhe shënuam në dy gabime të mbrojtjes së tyre. U përpoqëm të shfrytëzonim kundërsulmin, por nuk është e lehtë ta bësh atë kundër një ekipi të ngjashëm”, u shpreh ai.
“Presioni? Në disa situata ne nuk ishim në gjendje ta bënim atë, por në përgjithësi bëmë një punë të mirë”.
“I mundëm dy herë dhe Zidane nuk ishte eliminuar kurrë. Jemi këtu për të provuar të fitojmë Ligën e Kampionëve”.
“Nëse doni të fitoni duhet të mposhtni klubet e mëdha. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje Lyonit, tani mund të përgatitemi më mirë”. /Gazeta Express/


