Komuna e Lipjanit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion prej 500 maskave, nga rrobaqepsja Bylgjyzare Rrahmani. Maskat e pranuara do të shpërndahen për stafin e komunës, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe për stacionin policor të Lipjanit.
Shefi i Kabinetit, Burim Rrustemi e ka falënderuar rrobaqepsen Bega për donacionin e dhuruar në këtë kohë kur bartja e maskave është bërë obligative, thuhet në fund.




