Deklarimi i pasurisë, Presidenti ende s’ka filluar t’i paguaj 237 mijë euro për shtëpinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk i ka paguar edhe 237 mijë euro për shtëpinë e re. Arsye për këtë po del të ketë qenë mos arritja e marrëveshjes rreth kredisë. Për këtë shkak, afati i pagesës është shtyrë deri më 30 nëntor të këtij viti, Express.

“Pagesa e shtëpisë ende nuk është bërë, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes rreth kredisë. Afati i pagesës për shtëpi është shtyer deri më 30.11.2020”, thuhet në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Përveç kësaj shtëpie, Thaçi ka deklaruar edhe një shtëpi tjetër në vlerë 80 mijë euro, e cila është në pronësi të përbashkët dhe e trashëgim nga familja dhe një tokë bujqërore në vlerë prej 180 mijë euro, poashtu e trashëguar nga familja.

Tek pasuritë e luajtshme, figuron vetura e zonjës së parë, Lumnie Thaçit, në vlerë prej 19 mijë euro, e cila është blerë nga shitja e veturës dhe me kredi.

Si para të gatshme në banka, Presidenti ka deklaruar vetëm 1 mijë e 194 euro. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka të gatshme 2 mijë e 141 euro, derisa djali 7 mijë e 735 euro.

Vetë Thaçi nuk ka asnjë detyrim financiar ndaj bankave, derisa gruaja e tij ka 10 mijë euro kredi, të cilat do t’i kthej deri më 26 nëntor.

Të hyrat vjetore të Thaçit sillen rreth 40 mijë euro, të cilat i merr nga paga si President, derisa mbi 7 mijë euro i ka deklaruar si “para xhepi”.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij merr rreth 20 mijë euro nga Universiteti i Mitrovicës./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...