Selimi: Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë për mocionin e mosbesimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar se nga presin votat për rrëzimin e kësaj qeverie.

Selimi në RTV Dukagjini ka thënë se llogarisin në votën e Vjosa Osmanit për rrëzimin e qeverisë.

“Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë sepse ajo tashmë është një personalitet i respektuar në skenën politike. E respektojmë edhe në aspektin e aleatit dhe atë të kundërshtarit”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është e qartë që Vjosa Osmani nuk është një votë e vetme në parlament.

I pyetur nëse llogarisin edhe në votën e Haxhi Avdylit, Selimi është përgjigjur se presin më shumë se kaq.

“Jo vetëm të Haxhi Avdylit por edhe një 10 haxhi avdyla në parti të ndryshme. Parlamenti ka aq deputetë sa që për hir të qytetarëve dinë të kapërcejnë kufijtë e partive politike. Po të mos ndodhte kjo as mocion nuk do të kishte”.

Selimi thotë se nuk duhet të përsëritet gabimi i njëjtë që pas kalimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend të krijohet një tjetër qeveri e të mos shkohet në zgjedhje.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...