Ndalohet qarkullimi në sheshin “Adem Jashri”, Policia vendos shirita

PUBLIKUAR

Pas vendimit të marr nga Komuna e Lipjanit që të mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00, Policia ka vendosur shiritat për mos lejim qarkullimi përgjatë sheshit “Adem Jashari”, transmeton LipjaniNews.

Komuna e Lipjanit po ashtu gjatë ditës ka njoftuar seditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë:

I. Mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00.
II. Mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve.
III. Ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
IV. Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...