Liverpooli kërkon mbrojtësin kundërshtar në Premierligë

PUBLIKUAR

Mediumi prestigjioz BBC Sport raporton se Liverpooli është i interesuar në transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë Jamal Lewis nga Norwich City për dhjetë milionë funte, si opsion të dytë pas Andy Robertson.

Mbrojtësi irlandez, 22-vjeçar, i bëri 28 paraqitje në Premierligë gjatë sezonin 2019/20 dhe e shënoi një gol, përderisa Kanarinat e Verdha ranë nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli, transmeton Gazeta Express.

Norwich raportohet se janë të interesuar për mbrojtësin e krahut të majtë të Liverpoolit, Yasser Larouci, që do të thotë se transferimi mund të kryhet edhe me ndonjë marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi.

Algjeriani Larouci, 19-vjeçar, e ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, mirëpo raportohet se s’është i kënaqur me mungesën e minutave të lojës në Liverpool.

Dy paraqitjet e tij të vetme për kampionin e ri të Premierligës erdhën në FA Cup, ndërsa kur skocezi Robertson e kishte të pamundur të luante, mesfushori James Milner e zinte vendin e tij.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...