Abrashi dhe Freiburgu zbresin në pozitën e dytë

PUBLIKUAR

Amir Abrashi dhe skuadra e tij Freiburg e kanë humbur pozitën e parë në tabelë në Bundesliga 2.

Në ndeshjen mes Freiburgut dhe Eintracht Braunschweig, skuadra e mesfushorit shqiptar ka barazuar me rezultat 2-2.

Ishin vendasit ata që krijuan epërsi të dyfishtë në këtë sfidë falë golave nga Vincenzo Grifo dhe Nils Petersen.

Mesfushori 25-vjeçar i Kombëtares shqiptare kishte një rast të mirë shënimi në minutën e 42-të, mirëpo gjuajtja e tij u ndal nga portieri mysafir.

Në pjesën e dytë mysafirët u rikthyen në lojë për të barazuar në 2-2, dhe për t’ia humbur pozitën e parë Freiburgut.

Pas 13 javëve në Bundesliga 2, Freiburg zë pozitën e dytë me 25 pikë të tubuara një më pak se lideri Red Bull Leipzig. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...