Kryetari Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se trendi i rritjës së numrit të të prekur me Covid-19, është mjaftë shqetësues, na obligon në marrjen e masave shtesë në dobi të frenimit të përhapjës së infektimit me virusin Covid-19.

Sipas Ahmetit në komunën tonë aktualisht deri tash janë shënuar 5 raste me vdekje të personave të prekur me Covid-19, deri tash janë infektuar 225 persona në total.

“Aktualisht janë 117 raste aktiv me Covid-19, 110 raste janë shëruar. Me këtë rast ne shprehim ngushllime gjithe familjeve që kanë humbur me të dashurit e tyre dhe të njejtën kohë urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë të identifikuerve me Covid-19. Në angazhimet tona ekipet për betejen me Covid-19, stafi mjekësor, inspektorati, policia dhe ekipet tjera nuk munden pa ndihmen qytetare të ia dalin sukseseshëm përballë betejes me Covid-19. Ne ndonse jemi falenderues për përkushtimin tuaj ne zbatimin e deritanishëm të masave anti-covid ne kërkojmë bashkë me ju të shtojmë disiplinën dhe kujdesin duke zbatuar rekomandimet për distancë, higjien dhe bartjen të maskave në dobi të shëndetit tone”, ka shkruar ai.

“Rreziku i përhapjes së virusit po shtohet në mos respektimin e masave anti-covid. Sheshi qytetit, parqet, këndet e lojrave për fëmije dhe vendet tjera të hapësirave publike ku ka frekuentim të madh të qytetarëve duhet tu shmangemi, rekreacionit, qefet janë më pak të rëndsishme se sa shëndeti ynë”, ka shtuar Ahmeti.