Pas lëndimit në fytyrë, kjo është pamja e re e Herolind Shalës (Foto)

PUBLIKUAR

Herolind Shala pësoi një lëndim të rëndë javën e kaluar në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Groningenit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u detyrua ta lë fushën për t’iu nënshtruar një operacioni në hundë.

Shala e kaloi operacionin me sukses dhe iu është rikthyer fushës së blertë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ostravës, ku skuadra e shqiptarit Liberec triumfoi 2-1.

Në këtë takim Shala është dukur ndryshe, pasi ai tani e tutje do të jetë i detyruar të mbajë maskë në fytyrë për rreth një muaj për mos ta lënduar më shumë hundën e tij. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...