Raka iu përgjigjet teoricienëve konspirativë: Nuk jeni kaq të rëndësishëm që t’iu vendosin çipa

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Ai ka folur për rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.Tha se secili prej nesh duhet të vetëdijësohet para se virusi të depërtojë në shtëpitë tona.

Raka foli edhe për personat që nuk besojnë në ekzistencën e COVID-19 dhe për ata që thonë se “ky virus është rrenë dhe veç po bëhet për të na vendosur disa çipa që të na kontrollojnë lëvizjet gjatë gjithë kohës”.

Për këta persona, Lul Raka e ka një përgjigje interesante.Thotë se “çka i bën ata kaq të rëndësishëm sa t’iu vendosin çipa”, ka thënë Raka në Dukagjin.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kërrkush. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, ka thënë ndër të tjera Raka.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...