“Kisha frikë të dilja në stërvitje kundër Shaqirit – thosha ‘Të lutem ji në një ekip me mua’”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Andy Lonergan e ka quajtur Xherdan Shaqirin magjistar të vogël kundër të cilit kishte frikë të luante në seancat stërvitore të Liverpoolit, aq shumë saqë lutej që ai të ishte në një ekip të përbashkët me të.

Në gusht të vitit të kaluar, Lonergan iu bashkua Liverpoolit si portier rezervë pas Adrian dhe Alisson Becker, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse nuk e ka bërë asnjë paraqitje gjatë sezonit 2019/20, 36-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit që e fitoi Premierligën, derisa kishte përfituar nga mundësia për të ushtruar çdo ditë me lojtarë të klasit botëror në Melwood.

Lonergan është lojtar i lirë tani pasi i mbaroi kontrata me të kuqtë, por është i hapur të nënshkruar kontratë të re në Anfield nëse i jepet mundësia.

Lonergan e ka pranuar se kishte pasur frikë të përballej me Xherdan Shaqirin, anësorin shqiptar të Zvicrës, i cili njihet si goditës madhështor i topit me këmbën e majtë të frikshme.

“Askush nuk më ka befasuar sepse të gjithë janë madhështorë”, tha Lonergan për Liverpool Echo.

“Por ai me të cilin nuk doja të përballesha ishte Shaqiri. Kur e godet ai topin, është në gjendje të bëjë çfarë të dojë me këmbën e tij të majtë. Kur luajmë pesë kundër pesë, gjithmonë them me vete ‘Të lutem ji në një ekip me mua’, sepse nëse është kundër teje, ai është magjistar i vogël me mënyrën sesi shënon”, tregoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...