Ndeshja derbi në Itali u zhvilluar të shtunën mbrëma mes dy rivalëve Inter dhe Roma, ku triumfuan vendasit me rezultat minimal 1-0.
Statistikat treguan se pikët i meritoi Roma, por për suksesin e Interit padyshim më meritori është portieri Samir Handanovic që bëri mrekulli me pritjet e tij.
Trajneri i Romës Rudi Garcia, e ka vlerësuar ndeshjen ku sipas tij ekipi i tij ishte më i mirë në fushë mirëpo fati nuk ishte me ta.
“Kjo ishte një humbje e pamerituar për ne. Ky takim më kujtoi atë ndaj Sampdorias ku dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund u mposhtëm”.
“Handanovic ishte më i miri në fushë dhe kjo tregon më së miri se çfarë ndeshje kemi bërë ne”.
“Kartoni i kuq i marrë nga Pjanic na ka penalizuar pasi do të kishim mundësi edhe më të mira për barazim”, përfundoi Garcia.
Roma ndeshjen e radhës do ta zhvilloj të dielën dhe përsëri do ta ketë derbi pasi do të përballet me Lazion në ‘Olimpico’. /Telegrafi/


