Mancini tregon pse e ka lënë Icardin në bankën rezervë

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se është i lumtur për fitoren, por ende ka vend për përmirësime.

Gjithashtu, tekniku italian shpjegoi pse e ka lënë Mauro Icardin në bankën rezervë, duke thënë se e gjitha kjo ishte zgjedhje taktike e tij.

“Kemi qenë fantastik, përfshirë D’Ambrosion dhe Nagatomon të cilët shumicen e ndeshjeve kanë qëndruar në stol”.

“Icardi nuk filloi sepse nuk dëshiroja t’i jepja një pikë referimi Romës. Për ne ai është lojtar shumë i rëndësishëm, edhe nëse qëndron në bankën rezervë”.

“Handanovic është një portier i madh, ka bërë pritje fantastike dhe jam i lumtur që ai mbron portën tonë. Të gjithë kanë qenë në nivel, luftuam në çdo pjesë gjatë gjithë ndeshjes”.

“Kemi bërë disa gabime, por ne do të vazhdojmë të përmirësohemi çdo ditë e më shumë”, ka thënë Mancini pas ndeshjes për Rai. /Telegrafi/

Foto: inter.it

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...