Drejtoresha Merita Bytyqi: Numri i rasteve pozitive të prekur nga virusi, fatkeqësisht dita ditës u rrit dukshëm

PUBLIKUAR

Drejtoresha Shëndetësisë në Lipjan Dr.Merita Bytyqi përmes një postimi në facebook iu është drejtuar qytetarëve lidhur me gjendjen e pandemisë covid-19 në Lipjan.

Dr. Bytyqi thotë se numri i rasteve pozitive të prekur nga virusi, fatkeqësisht dita ditës u rrit dukshëm.

 

Postimi i plotë nga ajo:

Qytetarë të nderuar!
Muaji që po lëmë pas nuk ishte aspak i lehtë, shumë sfidues bile… Numri I rasteve pozitive të prekur nga virusi, fatkeqësisht dita ditës u rrit dukshëm. Gjatë gjithë muajit Korrik u konfirmuan zyrtarisht 161 raste pozitive me COVID-19 për të ngritur numrin e përgjithshëm në 204 në Komunën tonë prej fillimit të Pandemisë. Betejën nga Virusi e humbën fatëkeqësisht 3 persona, ndërsa të shëruar deri më tani zyrtarisht janë 91.
Shifra aspak të mira dhe të trishta..
Një kohë e pakohë, e paparamenduar ndonjëherë më parë, e pa imagjinuar..
Por, qytetarë të nderuar Ne jemi ata të cilët mund ta ndalim këtë kurbë famkeqe, Ne jemi ata të cilët mundemi t’ia ndërrojmë kahjen e ta orientojmë tëposhtë, Ne jemi ata të cilët mund t’ia bëjmë Stop!
Andaj, sot në këtë ditë, duke ju uruar Festën e Kurban Bajramit, ju lutem të jemi sa më të përgjegjshëm, Ju lutem ti përmbahemi masave dhe rekomandimeve të Institutit.
Janë aq të thjeshta, janë vetëm tri:
# maskë
# distancë
# higjienë përsonale
… Urime edhe njëher festa e Kurban Bajramit, uroj të keni shëndetin dhe gjithë të mirat e Zotit!
Uroj të mos përsëritet më asnjëher një festë e tillë, një Bajram I tillë!
Uroj të shërohen sa më shpejtë të infektuarit, ndërsa familjeve të të ndjerëve Ngushëllimet më të sinqerta!

Me respekt,
Dr. Merita H. Bytyqi
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...