Medel: Jemi për titull

PUBLIKUAR

Autori i golit të fitores për Interin kundër Romës, Gary Medel, është shprehur i lumtur për fitoren e madhe.

Për mesfushorin kilian ky ishte goli i parë për Nerazzurrëve, por fatkeqësisht nuk arriti t’i shijon 90-të minutat, pasi u lëndua dhe u detyrua të lë fushën.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe fitoren, ishim të vetëdijshëm për peshën e ndeshjes. Jam shumë i lumtur për tifozët dhe bashkëlojtarët”.

“Interi ka dhe shumë lojtarë tjerë jo vetëm Icardin, por ai vazhdon të mbetet lojtari më i rëndësishëm i klubit”.

“Kemi një ekip të madh dhe mund të luftojmë për titull. Të gjithë kanë qenë në nivel, por Nagatomo dhe D’Ambrosio, ishin më lartë se të gjithë, pasi neutralizuan Gervinhon dhe Salah”, ka thënë pas ndeshjes Medel.

Me këtë fitore Interi rikthehet në pozitën e parë në Serie A me 24 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...