Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku uron Bashkësinë islame dhe të gjithë besimtarët e Komunës sonë.
Kryetari Ahmeti u prit në takim nga kryetari i KBI Lipjan Zaim ef. Baftiu me bashkëpunëtorë, njofton KBI.
Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale e pandemisë COVID 19 dhe respektimi i masave nga Institucionet shtetërore dhe Bashkësia Islame e Kosovës.


