Ramos e Pepe luajnë ndaj PSG-së

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez, shpreson që t’i ketë në skuadër dyshen defensive, Sergio Ramos dhe Pepe, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Spanjolli vazhdon të ketë probleme me shpatullën, derisa portugezi nuk luan qe një muaj për shkak të një lëndimi në këmbë.

“Sergio Ramos dhe Pepe do të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj PSG-së”, u ka thënë Benitez gazetarëve pas ndeshjes ndaj Las Palmas.

Në ndërkohë, Luka Modric u largua gjatë pauzës për shkak të një problemi në ijë, ndërsa trajneri i Los Blancos beson se lëndimi i kroatit nuk është serioz.

Reali luajti pa gola në ndeshjen e parë si mysafir i PSG-së, ndërsa ndeshja e radhës në kuadër të Grupit A zhvillohet në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...