Interi e mund Napolin, e mban pozitën e dytë në Serie A

PUBLIKUAR

Interi e ka mundur 2:0 Napolin të martën dhe tani është vetëm një fitore larg të përfundojë në pozitën e dytë në Serie A për herë të parë pas plot tetë vjetësh.

Danilo D’Ambrosio dhe Lautaro Martinez ishin heronjtë e skuadrës se Antonio Contes duke shënuar nga një herë në San Siro, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e parafundit e sezonit për  të dy klubet, fati i të cilave është përcaktuar tashmë, me Interin që e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe Napolin në Ligën e Evropës.

Interi tani është larg një fitoreje për ta siguruar pozitën e dytë, për herë të parë që prej sezonit 2010/11, në ditën e fundit të sezonit kundër Atalantës, rivalit direkt për këtë pozitë.

Zikaltrit i kanë 79 pikë tani, një më shumë se Atalanta dhe katër më shumë se Lazio, e cila megjithatë, e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Napoli i Gennaro Gattuos ngel në pozitën e shtatë me 59 pikë, një më pak se Milani në vendin e gjashtë dhe pesë më pak se Roma në të pestin.

Në një ndeshje pothuajse të barabartë vendasit ishin më vrastar para portës dhe u shfrytëzuan mundësitë, gjë që s’e bëri Napoli.

D’Ambrosio e kaloi Interin në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë, kur u shërbye nga Cristiano Biraghi.

I futur në lojë nga stoli kur akrepat shënonin një orë lojë, Martinez e dyfishoi epërsinë e zikaltërve me gol mbresëlënës duke e bombarduar portën e Meret nga largësia, një çerek lojë para fundit.

Napoli qe i pafuqishëm të rikthehej në lojë dhe ta shmangë humbjen në minutat e mbetur dhe Interi i mori tri pikët e merituara.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...