Arsenalit do t’i duhet të presë për një kohë për të kuptuar nëse Philippe Coutinho ka vendosur t’i bashkohet atij, pasi menaxheri i brazilianit zbuloi se ai nuk do të marrë asnjë vendim deri në përfundim të sezonit në Ligën e Kampionëve.
Coutinho e kaloi sezonin e kaluar në huazim të Bayern Munich, dhe kampioni gjerman ka vendosur të mos e shfrytëzojë mundësinë për ta blerë atë përfundimisht nga Barcelona, transmeton Gazeta Express.
Kjo ua ka hapur derën klubeve të tjera ta kërkojnë brazilianin.
Edhe pse Coutinho e refuzoi ofertën e parë të Arsenalit, raportohet se ai ka ndërruar mendje dhe Londra veriore duket të jetë destinacioni i tij i radhës.
Për më tepër, menaxheri i tij, Kia Joorabchian, ka marrëdhënie të shkëlqyera me hierarkinë e Arsenalit.
Joorabchian ka konfirmuar të martën se Coutinho dëshiron të rikthehet në Premierligë, edhe pse vendimin final për këtë do ta marrë pasi të përfundojë sezoni në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/


