Dje në hapësirat e KF “Ulpiana” presidenti Abedin Salihu prezantoi kryetrajnerin e ri të klubit Fadil Ademi. Një ish futbollist dhe ish trajner i Ulpianës, gjithashtu trajner dhe kampion me KF Hysin.
Fadil Ademi do ta drejtojë klubin me bashkepuntorët ndihmës trajner Astrit Rrahmani derisa trajner i portierëve Apollon Ajeti. Me këtë rast u emërua edhe drejtori i ri sportiv Enver Duriqi një ish trajner dhe njohës i jashtëzakonshëm ne këtë fushë.
Presidenti Salihu u shpreh i kënaqur me strukturën e re organizative të shtabit teknik, pasi që kjo strukturë ka dëshmuar edhe në të kaluarën, prandaj pret që sukseset do të jenë të pashmangshme, thuhet në njoftim nga KF Ulpiana.




Po ashtu, është bërë e ditur se Apollon Ajeti është emëruar trajner i portjerëve.
Astrit Rrahmani pjesë e shtabit teknik në Kf “ULPIANA”


