Zyrtare: Evra lojtar i Juves

PUBLIKUAR

11111111111

 

 

Juventusi e ka kompletuar transferimin e Patrice Evras nga Manchester Unitedi për një shumë prej rreth dy milionë eurosh.

33-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me kampionin e Italisë.

“Pas një mendimi të gjatë, vendosa se ishte koha e duhur të largohesha nga Manchester Unitedi”.

“Është vendimi më i madh në karrierën time, sepse ky klub është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, ka deklaruar Evra.

Largimi i francezit e lë transferin e ri Luke Shaw të vetmin mbrojtës të majtë në Old Trafford.

Evra është veterani i katërt që largohet nga United këtë verë, pas pensionimi të Ryan Giggs dhe largimit të Nemanja Vidic (Inter) dhe Rio Ferdinand (QPR). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...