Mesut Ozil plotësisht i mënjanuar në Arsenal

PUBLIKUAR

Mesut Ozil është duke u përballur me një të ardhme të pasigurt, sepse është plotësisht i mënjanuar në Arsenal.

Ozil nuk ka luajtur fare për Arsenalit pas rifillimit të sezonit muajin e kaluar dhe përsëri mungoi në skuadrën e Arsenalit gjatë fitores 3:2 kundër Watfordit në ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Mikel Arteta ka ngurruar të flasë haptazi për Ozilin. Arteta tha se Ozili mungoi në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit kundër Manchester City për arsye taktike dhe thuhet se në ndeshjet në vazhdim nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Ozil është lojtari më i paguar në Arsenal me rrogë javore në vlerë 350 mijë funte dhe e ka vetëm edhe një vit në kontratën me klubin.

Nuk është fshehtësi se Arsenali do të dëshironte që pagën e Ozilit të mos e kishte në librin e rrogave.

Në javët e fundit, është përfolur se përfaqësuesi gjerman mund të kalojë në Turqi apo SHBA, edhe pse thuhet ta ketë refuzuar një ofertë nga Fenerbahce.

Ozil i ka bërë 23 paraqitje për klubin nga Londra veriore në të gjitha garat në sezonin 2019/20, duke e shënuar vetëm një gol.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...