Paul Pogba vendos për të ardhmen

PUBLIKUAR

Paul Pogba ka lënë të kuptohet se ardhmja e vet afatgjate i përket Manchester Unitedit, pasi ka theksoi se mezi pret ta hijeshojë Ligën e Kampionëve përsëri me “Djajtë e kuq”.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e siguroi kualifikimin në garën elitare evropiane për klube në ditën e fundit të Premierligës pas fitores kundër Leicester City, edhe pse pak persona e kishin menduar se do ta arrinte këtë synim këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Për Pogban është përfolur vazhdimisht gjatë gjithë vitit se do të largohej.

Në të kaluarën, ai madje pati sugjeruar se dëshiron ta ndërmarrë një sfidë të re, derisa lëndimet nuk e kanë lejuar ta dëshmojë veten në Angli.

Pas rikthimit të Premierligës pas një pauze të gjatë si pasojë e pandemisë, Pogba ka shkëlqyer duke i ndihmuar Unitedit ta zërë vendin e tretë.

Tani përfaqësuesi francez ka lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga Old Trafford.

“Shkojmë në Ligën e Kampionëve, zemër”, shkroi Pogba në Twitter, pas fitores së Unitedit 2:0 kundër Leicesterit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...