S’ka oferta për të shumëpërfolurin e Serie A

PUBLIKUAR

Pavarësisht se është ndër më të përfolurit në media dhe gjoja se më i kërkuar nga klubet e mëdha, ende nuk ka asnjë ofertë për Kalidou Koulibaly, sipas drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli.

Qendërmbrojtësi i Napolit Koulibaly është në zemër të çdo afati kalimtar viteve të fundit për shkak të, siç thuhet, interesimit të shumë klubeve për të, por prapëseprapë klubi italian thotë se ende nuk ka pranuar ofertë për të, transmeton Gazeta Express.

Ndër klubet më të përfolura në garë për të janë rivalet Manchester City dhe Manchester United, si dhe Liverpooli e Barcelona.

Lajmet e ditëve të fundit sugjeruan se City është favorit për t’i siguruar shërbimet e tij.

Për më tepër, thuhet se qendërmbrojtësi senegalez dëshiron të luajë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Megjithatë, Giuntoli këmbëngul se asnjë klub nuk ka folur me Napolin për të deri më tani

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...