Loredana mesazh për Mozzikun përmes Kiddës?

PUBLIKUAR

Bashkëpunimi i suksesshëm mes Mozzik dhe Kidës, duket se ka rënë në sy të Loredanës.

Reperja ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet duke dëgjuar një projekt të ri të një artisti shqiptar, i cili quhet Kidda.

 

 

Në video, Loredana shfaqet duke pirë një puro në makinë, ndërsa në sfond dëgjohet Kidda duke kënduar këngën e tij më të fundit, “Malli”.

“Zemër ty a të ka marrë malli”, thuhet mes të tjerash në këngë, të cilën Loredana ka zgjedhur ta shoqërojë edhe me titra.

 

 

Reperja nuk ka bërë asnjë reagim në publik në lidhje me dy këngët e fundit të Mozzik, njëra prej të cilave është bashkëpunim me këngëtaren Kida.

Pas ndarjes, gjërat duket se nuk kanë ecur mirë për çiftin, që janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Hana.

As Mozzik dhe as Loredana nuk publikuan projektet e fundit të njëri-tjetrit në shenjë mbështetjeje.

SHIKO MË SHUMË

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...

Momenti i sikletshëm i Kidës në dasmën e saj, këngëtarja përjeton një situatë të papritur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i dha fund beqarisë mbrëmjen e kaluar, duke kurorëzuar...