Brenda kësaj jave janë konfirmuar 23 raste të reja me koronavirus në Lipjan. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 151, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Merita Bytyqi për Gazetën Sinjali ka thënë se brenda kësaj javë janë shëruar edhe 12 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në mbi 50.
“Edhe 10 raste të reja këtë javë ( pa rezultatin e datës dje 22.07 dhe numri i përgjithshëm shkon në 151). Këtë javë zyrtarisht janë shëruar edhe 12 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 50 . Të shtrirë në Klinikën Infektive dhe Pulmologjisë janë afër 20 pacientë”, ka thënë Bytyqi për Gazetën Sinjali.
Ajo tha se të vdekur zyrtarisht nga koronavirusi në këtë komunë janë 3 persona.
IKSHPK sot ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus në Lipjan.


