“Milani është rritur fal Ibrahimovicit!”

PUBLIKUAR

Stefano Pioli ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovicin.

Pas barazimit 1-1 me Atalantën, Pioli tha se Milani është tjetër skuadër sot fal prezencës së Zlatan Ibrahimovic.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e suedezit.

“Kontributi që ai ka dhënë në rritjen tonë është i dukshëm. Shpresoj të punoj sërish me të, por ka ende shumë gjëra që duhet të vendosen në tavolinë. Nuk ka askush asnjë dyshim që ai është ende i mirë dhe mund të luajë, por varet nga shumë aspekte të ndryshme. Besoj se ai dhe klubi ende nuk kanë folur dhe kjo për shkak se nuk ishte e sigurt se kush do të ishte trajneri. Besoj se kjo ka qenë arsyeja pse nuk janë ulur të flasin për të ardhmen”, u shpreh Pioli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...