I shumëkërkuari Nagatomo

PUBLIKUAR

Mbrojtësi japonez i Interit, Yuto Nagatomo pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anësori nuk është në planet e trajnerit Roberto Mancini, ndërsa për të janë duke u interesuar shumë skuadra të ndryshme.

Në elitën e futbollit italian Nagatomo kërkohet nga dy skuadrat rivale, Sampdoria dhe Genoa, ndërsa në garë është edhe Verona.

Gjithashtu interesim për të ka edhe nga Liga Premier, ku Leicester City dhe West Bromwich Albion e duan.

Së fundmi në garë për shërbimet e 29-vjeçarit janë futur edhe dy skuadrat spanjolle Sevilla dhe Valencia, ku edhe pritet që njëra prej tyre ta transferojë japonezin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...