Sulmuesi i Feynoordit, Drik Kuyt, është ideja e fundit për përforcimin e sulmit të Barcelonës gjatë janarit.
35-vjeçari është duke kaluar në një formë të mirë dhe kjo tregohet më së mirë me golat e tij, ku këtë sezon ka shënuar dhjetë gola në dhjetë paraqitje.
Barcelona është në kërkim të një sulmuesi me përvojë, dhe sipas Sport ish-ylli i Liverpoolit duket njeriu ideal për të përmbushur kërkesat e Luis Enriques.
Ditëve të fundit me sulmin e klubit katalunas janë lidhur edhe Alexandre Pato e Robin Van Persie.
Duke parë se Kuyt ka kontratë me Feynoordin vetëm deri në fund të këtij sezoni transferimi i tij nuk do t’i kushtonte shumë Barcelones dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai është në listën e transferimeve. /Telegrafi/


