Zyrtare: Emery i kthehet futbollit, emërohet trajner i Villarrealit

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është kthyer në botën e futbollit, pasi është emëruar trajneri i ri i klubit të La Ligës, Villarrealit. Vetë klubi spanjoll e ka konfirmuar lajmin se Emeryt i është dhënë kontratë trevjeçare në klub.

Trajneri spanjoll ishte liruar nga detyra e tij si trajner në stadiumin Emirates në nëntor të vitit 2-19, pasi 18 muajve të vështirë në krye të klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte emëruar trajner në Emirates si pasardhës i Arsene Wengerit, mirëpo e kishte pasur të vështirë t’i arrijë pritshmëritë e krijuara në klub.

Që kur është shkarkuar nga Arsenali, ish-trajneri i Sevillës dhe Paris Saint-Germainit ishte përfolur për emërimin si trajner në disa klube. Megjithatë, tani Villarreali e ka konfirmuar se Emery do të jetë trajneri i tyre i ri.

“Villarreali ka arritur marrëveshje me Unai Emeryn që trajneri bask të jetë trajneri i të Verdhëve për tre sezonet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

Villarreali e mbylli sezonin 2019/20 të La Ligës në pozitën e pestë në tabelë, që do të thotë se do të garojë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm – garë kjo në të cilën Emery ka pasur suksese të mëdha me Sevillën. /

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...