Contes s’i intereson vendi i dytë: Është i pari për humbësit

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka insistuar se vendi i dytë në renditjen tabelare është i pari vetëm për humbësit, pasi skuadra e tij zikaltër ra poshtë Atalantas në tabelën e Serisë A.

Interi i Antonio Contes nuk arriti të sigurojë rezultat më të mirë sesa barazimi pa gola në ndeshjen e së mërkurës kundër Fiorentinës, transmeton Gazeta Express.

Romelu Lukakus dhe Alexis Sanchezit iu anuluan nga një gol nga shtyllat e portës për Interin, që e humbi mundësinë të ngrihet në tabelë mbi Atalantan, në vendin e dytë, tani që kanë mbetur tri ndeshje deri në fund.

Tani, Interi është një pikë larg Atalantas në formë dhe shtatë pikë prapa liderit Juventusit, përderisa këta të fundit po shkojnë drejt titullit të nëntë radhazi të Serisë A.

“Vendi i dytë është i pakuptimtë në sytë e mi, është thjesht i pari për humbësit. Disave u mjafton kjo, por jo mua. Unë nuk dua që lojtarët e mi të pajtohen me kaq”, ka thënë Conte.

“Ishte një ndeshje e mirë, ne luajtëm me intensitetin e duhur dhe bëmë lëvizje të mira me pasime, por ishim të pafat me dy goditjet e shtyllave”.

“Nuk mund të ankohem kur djemtë luajnë me kaq dëshirë dhe ne madje rrezikuam ta humbim ndeshjen në fund, thjesht shkaku i dëshirës tonë për të fituar. Fiorentina meriton lëvdata për një paraqitje tejet të mirë në mbrojtje”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...