Arteta insiston: E kam besimin e plotë të drejtorëve, më besoni

PUBLIKUAR

Trajneri Mikel Arteta ka bërë thirrje nga tifozët e Arsenalit t’u zbusin kritikat drejt pronarit të klubit, Stan Kroenke, përderisa ka insistuar se ai e ka besimin e plotë të bordit drejtues të klubit.

Mikel Arteta i ka drejtuar Topçinjtë në finale të FA Cup pasi e mori postin e trajnerit në gjysmë të sezonit. Por, skuadra e tij nuk mund të ngrihet më lart në tabelë sesa në pozitën e tetë pas disfatës të së enjtes kundër Aston Villas, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të jetë pozita më e dobët e Topçinjve në ligë në 25 vjetët e fundit. Para ndeshjes, një pankartë u fluturua mbi stadiumin Villa Park nga një tifoz i Arsenalit, ku shkruhej: “Përkrahje për Artetan, Kroenke jashtë”.

Megjithatë, Arteta insistoi se ai e ka besimin e plotë të Kroenkes dhe të bordit drejtues të klubit.

“Jo, jo, jo. Kroenke dhe bordi dhe drejtori sportiv… unë e kam përkrahjen e tyre të plotë”, ka thënë Arteta.

“Ne nuk dimë shumë gjëra, por duhet të presim për pak kohë që të arrijmë atje. Por, besoj se e kam 100 për qind të përkrahjes dhe mbështetjes së tyre”.

“Duhet të qëndroni përkrah klubit tuaj. Tifozët duhet të më besojnë në këtë që po e them. Nëse nuk do të ishte kështu, s’do të thosha as unë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...