“Kosova është Serbi” – Dafina Zeqiri kapet keq me serbët që i komentojnë në Instagram

PUBLIKUAR

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shpërndarë një fotografi të hartës së Kosovës, duke iu bashkuar kështu fushatës ndaj Apple për vendosjen e Kosovës në hartat e tyre, shkruan Gazeta Express

Dafina ka publikuar në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka kërkuar nga Apple ta vendos Kosovën në hartë.

“Apple ne po presim…Ky është turp, posaçërisht i ardhur nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara zyrtarisht njohën Republikën e Kosovës si shtet më 17 shkurt 2008!) Është viti 2020, pse nuk jemi ne në hartë tashmë?”, ka shkruar Dafina.

E kjo duket se nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve.

Të shumta kanë qenë komentet e serbëve në postimin e Dafinës, raporton Express.

“Kosova është Serbi”, ka shkruar një prej komentuesve.

Por, nuk ka munguar as përgjigja nga ana e Dafinës.

“Është herët për këtë m*t, kthehuni në gjumë dhe ëndërroni”, ia ka kthyer këngëtarja kosovare.

Edhe të tjerë serbë kanë komentuar në postimin e Dafinës, por ajo nuk ka ngurruar t’u përgjigjet shumicës prej tyre, se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë.

Ndërkohë, pas komenteve të shumta që ka marrë nga serbët, Dafina ka postuar edhe një video ku i ka ironizuar ata.

“Serbia duke thënë “Kosova është Serbi, kosovarët duke e ditur që nuk është”, ka shkruar Dafina në videon ku dëgjohet duke qeshur me të madhe./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...