Liverpool, Milan apo Leipzig? Rashica do t’i bashkohet këtij klubi!

PUBLIKUAR

Ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman, mbetet të merren vesh edhe klubet për 24 vjeçarin

Milot Rashica pritet ta vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Khabib rikthehet në ring pas pak muajsh, konfirmon menaxheri i tij

Ylli kosovar do të largohet nga Werder Bremeni për t’iu bashkuar një klubi tjetër gjerman.

Bëhet fjalë për Leipzigun, me të cilin thuhet se 24 vjeçari ka arritur marrëveshje personale.

Tash pritet të merren vesh edhe klubet për ta bërë të mundur transferimin e përfaqësuesit kosovar.

Leipzigu duhet t’i bëjë gati 30 milionë euro për blerjen e Rashicës.

Ndërkohë, futbollistin kosovar e duan edhe klubet tjera gjermane, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.

Në Itali, atë më së shumti e pëlqen Milani, por nuk mbeten shumë prapa as Napoli e Lazio.

Kurse, në Angli Rashicën e vëzhgojnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni.

Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë sezon me ekipin gjerman. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...