Trajneri i Barcelonës: Kam marrëdhënie të mira me Leo Messin

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, këmbëngul se ai dhe Lionel Messi kanë marrëdhënie të forta, pas fitores së thellë 5:0 kundër Alavesit në ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga.

Morali i skuadrës ishte i ulët pas disfatës 2:1 kundër Osasuna në shtëpi, e cila ndodhi në natën kur Real Madridi e fitoi titullin, duke e kaluar Barcelonën në renditje, transmeton Gazeta Express.

Por tani, Barcelona i ka sytë kah Liga e Kampionëve, ku do të përballet me Napolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

Kjo ndeshje, e cila do të zhvillohet më 8 gusht në Camp Nou, i ofron Barcelonës mundësi ta arrijë çerekfinalen në një të ashtuquajtur “mini-turne” që do të mbahet në Portugali në fund të atij muaji.

 

Përkundër thashethemeve rreth të ardhmes së tij, Setien këmbëngul se ai dhe Messi, i cili është mbase personi më i fuqishëm në klub, ia kalojnë shumë mirë duke punuar së bashku.

“Është njëjtë si më të gjithë tjerët, pak a shumë. Ka lojtarë të cilët janë më të hapur, por kam marrëdhënie të mira me të”, tha Setien. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...