Shpërthen Gattuso: Ky nuk është futboll

PUBLIKUAR

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka reaguar ashpër ndaj orarit të ngjeshur të ndeshjeve, duke thënë se lojtarët nuk janë robotë, prandaj ky nuk mund të quhet futboll.

Napoli e mundi 2:1 Udinesen falë një goli shumë të vonshëm nga Matteo Politano të dielën, por Gattuso nuk ishte plotësisht i lumtur pas ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Ai i vuri në pikëpyetje aftësitë e lojtarëve të vet për të shënuar gol por tha se nuk mund të presë nga ata të bëjnë paraqitje të mira çdo tri ditë.

“Jam i lumtur që e kërkuam fitoren deri në fund. Udinese është ekip i fortë fizikisht. Ne e goditëm shtyllën përsëri sot. Nuk mendoj se problemi ynë është baraspesha. Ne po e godasim shtyllën shpesh, jemi pafat me raste”, tha ai.

“Kjo na brengos, por tani ne po marrim pjesë në një sport tjetër. Ky nuk është futboll”, theksoi ai.

“Të luash çdo tri ditë dhe pa tifozë është ndryshe, lojtarët nuk janë robotë. Nuk mund të them asgjë keq për këtë ekip”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...