Zidane e shpjegon pse Bale dhe James munguan kundër Leganes

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka shpjeguar mungesën e Gareth Bale dhe James Rodriguez, në barazimin e Real Madridit 2:2 kundër Leganes të dielën.

Bale dhe James nuk ishin fare pjesë e skuadrës së Real Madridit që udhëtoi drejt Leganes, për ndeshjen e fundit të sezonit në La Liga, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket James, ju e dini çfarë ka ndodhur”, tha Zidane pas ndeshjes, duke iu referuar kërkesës së kolumbianit për të mos u ftuar.

“Mungesa e Bale ishte vendim teknik, asgjë më shumë”, shpjegoi ai.

Real Madridi e fitoi titullin javën e kaluar pas fitores kundër Villarrealit, pas një ecurie mbresëlënës nën udhëheqjen e Zidane.

Që prej rikthimit të futbollit, Madridi i fitoi 10 ndeshje radhazi dhe barazoi në atë të fundit, me Bale dhe James që luajtën shumë pak minuta gjatë kësaj periudhe.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...