Franck Ribery është duke u bërë thirrje ish-bashkëlojtarëve të tij, Mario Gotze dhe Mario Manduzkic, që t’i bashkohen atij te Fiorentina, transmeton “Zeri.info”.
“Bild” dhe “Corriere dello Sport” shkruajnë se ish-ylli i Bayern Munichut është një ndërmjetësues jozyrtar në negociatat me ish-bashkëlojtarët e tij.
Gotze dhe Mandzukic momentalisht janë futbollist të lirë.
Gotzes i skadoi kontrata me Borussia Dortmundin, kurse Mandzukici shkëputi kontratën me Al-Duhailin.
Ribery është 37-vjeçar, por është duke e shijuar përvojën e tij në Serie A, derisa ka realizuar 3 gola dhe 2 asistime në 18 ndeshje, pavarësisht frakturës në nyje./Zëri


