Mourinho ankohet përsëri: Njerëzit më shohim me një sy tjetër

PUBLIKUAR

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, thotë se ai trajtohet më vrazhdët se trajnerët e tjetër dhe se njerëzit e shohin me një sy tjetër.

Mourinho e trashëgoi një skuadër e cila kishte rënë në pozitën e 14-të në renditjen e Premierligës kur u emërua trajner i Spurs në vend të Mauricio Pochettinos në nëntor, transmeton Gazeta Express.

Që prej atëherë, Tottenhami i ka fituar 12 prej 24 ndeshjeve në ligën elitare angleze nën udhëheqjen e Mourinhos dhe vetëm Liverpooli, Manchester City dhe Manchester Unitedi kanë grumbulluar më shumë pikë se ai në këtë periudhë.

Përkundër këtij rekord mbresëlënëse, Mourinho është kritikuar shumë për stilin e lojës së skuadrës së tij, i cili shihet si negativ.

Edhe përzgjedhja e lojtarëve nga ai është kritikuar, po ashtu, pasi blerja rekorde e klubit, Tanguy Ndombele e ka humbur vendin e titullarit.

Por Mourinho ndien se po kritikohet padrejtësisht për çdo vendim që e merr.

“Njerëzit më shohin mua me sy tjetër. Unë e di që njerëzit presin që unë të bëj gjëra të cilat s’i pret nga të tjerët. Nuk lexoj shumë (lajme), por nga pyetjet që më janë bërë, e kam këtë ndjesi, po”, tha Mourinho.

“Për shembull, pardje pas ndeshjes (fitoren 3:1 kundër Newcastle), pyetja e parë ishte për një lojtar që nuk luajti titullar”, shtoi ai.

“Kur një lojtar nuk luan për trajnerët e tjerë nuk është problem. Ata bëjnë rotacione. Marrin vendime. Ata i lënë në stol lojtarët e mëdhenj dhe të gjithë i shkojnë ata dhe thotë se kjo është puna e tyre. Kështu duhet të jetë një ekip i madh”, vazhdoi ai.

“Por kur Tottenhami i ka në dispozicion Lucas Moura, Steven Bergwijn, Erik Lamela and Heung-Min Son për herë të parë këtë sezon, njerëzit më pyesin për ata që nuk luajnë. Prandaj, po, në disa aspekte i ndiej këtë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...