Zidane: Unë s’jam “i veçanti”, por jam me fat që jam në Real Madrid

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane këmbëngul se nuk është “i veçanti”, por thotë se është thjesht fatlum që është trajner i Real Madridit.

Zidane e udhëhoqi Madridin drejt fitimit të titullit në La Liga këtë sezon, i cili ishte i 11-ti për të si trajner i gjigantit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Por francezi i hodhi poshtë sugjerimet se ai ndihet si “i veçanti” – një titull që Jose Mourinho e ka përdorur në të kaluarën për ta përshkruar veten.

“Jo, jo. Nuk ndihem ashtu. Por ndihem me fat që jam këtu me këta lojtarë çdo ditë”, tha Zidane në një konferencë për media.

“Dhe që jam në këtë klub, prandaj ndihem me fat dhe prandaj unë e shijoj kaq shumë çdo ditë. Sepse një ditë do të marrë fund, siç ndodhi më parë, por këtë herë do të ndodhë përfundimisht”, shtoi ai.

“Prandaj po e shijoj dhe po përqendrohem në këto gjëra”, nënvizoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...