Barcelonës mund të mos i lejohet pritja e Napolit në Camp Nou

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Michele Uva, e ka konfirmuar se shtëpia e futbollit evropian po përgatitje për zgjidhje alternative për zhvillimin e ndeshjes mes Barcelonës dhe Napolit në rast se rastet me Covid-19 në Barcelonë vazhdojnë të shtohen.

Ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit, që u zhvillua në shkurt në San Paolo, përfundoi me rezultat 1:1. Ndërsa, garat u ndërprenë para se të mundë të zhvillohej ndeshja kthyese, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja kthyese tani është planifikuar të zhvillohet më 8 gusht në Camp Nou, prapa dyerve të mbyllura. Mirëpo, rastet me Covid-19 kanë pësuar ngritje në Barcelonë gjatë kohës së fundit, të enjten duke i shënuar 1300 raste të reja.

“Napoli do të luajë në Barcelonë, përveç nëse ndërkohë merret ndonjë vendim për t’i ndërprerë ndeshjet e futbollit në Spanjë”, ka thënë Uva.

“Ne shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, në mënyrë që ndeshjet kthyese të zhvillohen në shtëpitë e klubeve. Natyrisht, ne kemi alternativa”.

Fazat e ardhshme të Ligës së Kampionëve, nga çerekfinalet, do të zhvillohen të gjitha në Lisbonë dhe nuk do të ketë ndeshje kthyese. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...