Policia Kosovës ka njoftuar se në rrugën Haxhi Kleqka në Lipjan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç ‘rast kanë vjedhur para të gatshme (shumë e konsiderueshme), gjëra tjera me vlerë dhe veturën.
Pas një aktiviteti operativo-hetimor, njësia policore ka arritur ta gjej veturën e vjedhur në një parkim në Prizren.
Vetura është dërguar për ekzaminim.
Policia Kosovës këtë rast e ka cilësuar si vjedhje e rëndë.


