Tottenhami do ta provojë fatin për transferimin e ‘bomberit’ Vedat Muriqi

PUBLIKUAR

Derisa e ardhmja e Harry Kane te Tottenhamit nuk është definuar ende, klubi londinez është duke e synuar transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar veror.

Tottenhami ka shprehur interesim për Vedat Muriqin në javët e fundit dhe tani mendohet se klubi i Premierligës do të tentojë ta bindë prizrenasin të transferohet në Londër, shkruan “Zeri.info”.

Krejt kjo vjen pasi Tottenhamit iu refuzua një ofertë për futbollistin e Fenerbahçes në afatin kalimtar dimëror.

Aktualisht te Fenerbahçe, Tottenhami besohet se ofroi 19 milionë euro për Muriqin, ofertë kjo e cila u refuzua.

Tani, Fenerbahçe kërkon 28 milionë euro për largimin e Muriqit, një shumë që Tottenhami nuk është i gatshëm ta paguajë.

Megjithatë, Fenerbahçe thuhet se është e interesuar ta shesë sulmuesin e Kosovës për të gjeneruar fonde për transferime të reja.

Derisa ka shënuar 17 gola këtë edicion, klubi turk nuk mund ta lë të largohet Muriqin për një shumë të ultë.

Përveç Tottenhamit, edhe klubet tjera si Lazio dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për shërbimet e Muriqit. /Zeri.info

Image

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...